Telegrafi

Zyrtare: Paredes largohet nga Juventusi

(Foto: Getty Images)

Juventusi ka bërë të ditur se Leandro Paredes është larguar nga klubi.

Mesfushori ishte në huazim te Zonja e Vjetër nga PSG deri në fund të këtij sezoni dhe klubi italian nuk e aktivizoi të drejtën për blerjen e kartonit të tij.

“Aventura e Leandro Paredes me fanellën e Juventusit ka marrë fund. Mesfushori i lindur në vitin 1994 rikthehet te PSG pas sezonit në formë huazimi me fanellën bardhezi”, thuhet fillimisht në njoftimin e Bianconerëve.

Lexo po ashtu Te Juventusi ka shpërthyer një përplasje e ashpër: Paredes nuk e duron më Allegrin

“Këta kanë qenë muaj intensivë për të, i cili e përfundon përvojën e tij me gjithsej 35 paraqitje: i pari në Firence, te Fiorentina, i fundit në Udine, në fitoren 1-0 ndaj Udineses. Në mes të Kupës së Botës të fituar me Argjentinën në Katar”.

“Ai shënoi edhe një gol, goditjen e shkëlqyer në fitoren 2-1 në shtëpi kundër Lecees dhe i ofroi një asist Milik në ndeshjen Juventus-Benfica. Tani është koha që ai të fillojë një kapitull tjetër”, thuhet më tej në komunikatën e tyre. /Telegrafi/