Telegrafi

Zyrtare: Panucci prish kontratën me Parmën

Të hënën mediat italiane njoftuan se ish-lojtari i Romës dëshiron t’i japë fund futbollit aktiv për arsye personale, ndërsa sot është zyrtarizuar prishja e kontratës me klubin e tij të fundit, ku ka qëndruar shtatë muaj.

Përveç deklaratës së Parmës, në faqen zyrtare të klubit ishte edhe deklarata e lojtarit, me anë të të cilës Panucci falënderoi klubin, presidentin, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët. /Telegrafi/