Sulmuesi anësor, Omar Imeri, ka lënë Shkëndijën për të vazhduar karrierën te klubi turk Antalyasor.
Imeri që është pjesë e Kombëtare së Shqipërisë U21, ka bërë hapin e madh në karrierë, pasi tani do të luajë në Superigën turke.
Ka qenë vet klubi i Shkëndijës që e ka konfirmuar largimin e Imerit.
“KF Shkëndija publikisht falënderon Imerin për kontributin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në të ardhmen”.
“Bashkëpunimi i mirë mes KF Shkëndija dhe Antalyaspor FC ka bërë të mundur realizimin e transferimit të Omar Imerit kontrata e të cilit skadonte në fund të këtij sezoni”.
“Omar Imeri u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2018 dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në fitimin e titullit të kampionit në sezonin garues 2018/2019”.
“Me këtë rast, KF Shkëndija publikisht falënderon Imerin për kontributin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/