Telegrafi

Zyrtare: Oltion Beshiri transferohet në Kroaci (Foto)

Një prej hendbollistëve më të mirë në Kosovë, Oltion Beshiri ka arritur marrëveshje me skuadrën e madhe kroate, MRK Metalac.

Lojtari i Prishtinës është zyrtarizuar tek skuadra nga Kroacia, ku e pret një sezon i mrekullueshëm, shkruan IndeksOnline.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar klubin e Prishtinës dhe tifozët “Plisat”.

“Miqtë e mi më të dashur, duke filluar këtë vit unë jam pjesë e Premier Ligës Kroate, MRK Metalac. Unë dua të falënderoj klubin tim të mëparshëm, Prishtina dhe tifozët më të mirë në botë “Plisat”, për të gjitha arritjet dhe kujtimet”, ka thënë Beshiri.

Vlen të përmendet se Oltioni është edhe lojtar i përfaqësueses së Kosovës në hendboll.