Michale Olise është edhe zyrtarisht lojtari i Bayern Munichut.
Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi gjerman, duke treguar se lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
“FC Bayern ka nënshkruar me Michael Olise”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit bavarez.
💫 Olise has landed! 💫#ServusMichael #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/w3JK08ktKP
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 7, 2024
“Sulmuesi 22-vjeçar transferohet në Mynih nga klubi anglez i Ligës Premier, Crystal Palace me një kontratë pesëvjeçare të vlefshme deri më 30 qershor 2029”.
Olise ishte kërkuar nga Chelsea, Arsenali dhe Manchester United, por që oferta e gjigantit gjerman ishte më joshëse.
Raportohet se Bayerni ka paguar 70 milionë euro për Olisen, ndërsa do të paguhet në pjesë të ndryshme. /Telegrafi/
OFFICIAL: FC Bayern sign Michael Olise
🔗 https://t.co/zQJsGg8WOJ #FCBayern #MiaSanMia #ServusMichael pic.twitter.com/KYNXCQ0zhB
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 7, 2024