Telegrafi

Zyrtare: Okaka i bashkohet klubit nga Liga Premier, bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar (Foto)

Watfordi ka zyrtarizuar kalimin e Stefano Okakas nga Anderlechti.

Sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e gjitha kjo për 10 milionë funte.

Lexo po ashtu Watford 1-3 Arsenal: Notat e Lojtarëve, kështu u vlerësuan Xhaka dhe Behrami (Foto)

27-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Romës, Modenas, Brescias, Fulhamit, Barit, Parmas dhe Sampdorias.

Vlen të theksohet se Okaka te Watfordi do të gjejë mesfushorin shqiptar, Valon Behramin. /Telegrafi/