Portieri i Melbourne Cityt, Dean Bouzanis është dënuar me pesë ndeshjes moslojë për shkak të fyerjeve që ia bëri Besart Berishës në ndeshjen me Melbourne Victory.
Ai e quajti “cigan”, sulmuesin nga Kosova, derisa pas pamjeve televizive Federata ngriti procedurë disiplinore ndaj tij.
“Më duhet ta pranojë dënimin. I kam kërkuar falje Besart Berishës dhe Melbourne Victoryt, dhe me këtë rast dua t’i kërkojë falje gjithë tifozëve dhe njerëzve të futbollit Australian”, deklaroi Bouzanis për “heraldsun.com.au”, raporton “GazetaOlle.com”.
Ai kishte pritur një penallti të Berishës të shtunën, por më pas ishte mposhtur pikërisht nga Besart. Takimin e fitoi Melbourne Victory 2:1.