Site icon Telegrafi

Zyrtare: Odion Ighalo lojtar i Manchester United

Manchester United e ka konfirmuar nënshkrimin me Odion Ighalo, që do të vjen si huazim nga Shanghai Shenhua deri në fund të sezonit.

Sulmuesi me përvojë, tani 30-vjeç do t’i bëjë shumë punë skuadrës që garon ende në tre fronte: Ligën Premier, Ligën e Evropës dhe Kupën FA.

Ighalo ka bërë karrierë në Udinese, Granada, Cesena dhe Watford. Pas Watfordit, ai kaloi në Kinë te Changchun Yatai, para se të kalojë te Shanghai Shenua.

 

Në të gjitha klubet në karrierën e tij deri më tani, Ighalo ka shënuar 131 gola në 322 paraqitje.

Sulmuesi ka fituar 35 ndeshje me Nigerinë dhe ka shënuar 16 herë, ndërsa është nigeriani i parë që ka luajtur në histori të United.

 

Ole Gunnar Solskjaer është shfaqur i lumtur me këtë transferim. /Telegrafi/

Exit mobile version