Telegrafi

ZYRTARE: Nuk ka shtetas të Maqedonisë në mesin e viktimave në Nicë

Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë bën të ditur se në sulmin e mbrëmshëm në Nicë të Francës, nuk ka shtetas të Maqedonisë në mesin e viktimave, ose të lënduar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPJ u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave të sulmit, njiherit duke informuar se është në kontakt të përhershëm me institucionet fanceze, që deri tani nuk kanë njoftuar për ndonjë shtetas të Maqedonisë që kanë pësuar nga ky sulm./Telegrafi/