Nolito është futbollisti më i ri i skuadrës spanjolle, Sevilla.
Sevilla po vazhdon të jetë aktive edhe në këtë afat kalimtar të verës.
Klubi andaluzian ka njoftuar nënshkrimin e anësorit të Manchester Cityt, Nolito për një shifër që mendohet të jetë nëntë milionë euro.
Anësori spanjoll ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa më pas ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Sevillan.
Nolito, i cili mbush 31 vjet në nëntor, tani është i vendosur të punojë nën urdhrat e Eduardo Berizzos për herë të dytë, pasi u trajnua nga argjentinasi në Celta Vigo midis viteve 2014 dhe 2016.
Ai do të bëhet edhe transferimi i pestë e Sevillas pas Ever Banegas, Guido Pizarros, Luis Murielit dhe Sebastien Corchias. /Telegrafi/