Telegrafi

Zyrtare: Nketiah rinovon me Arsenalin

Arsenali ka konfirmuar se ka rinovuar kontratën me Eddie Nketiahn.

Përmes një komunikate, The Gunners bënë të ditur se lojtari ka nënshkruar marrëveshje të re afatgjate.

“Eddie Nketiah po zgjat qëndrimin e tij me ne pasi ra dakord për një kontratë të re afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eddie Nketiah

“Eddie ka qenë me ne që kur ishte 14 vjeç, duke bërë 92 paraqitje në ekipin e parë dhe duke shënuar 23 gola që nga debutimi i tij në ekipin e parë në 2017”.

“22-vjeçari bëri kalimin nga Hale End në London Colney gjatë një karriere shumë të suksesshme të të rinjve si për klubin ashtu edhe për vendin, dhe shënoi debutimin e tij në shtëpi me dy gola kundër Norëich City në Carabao Cup në 2017”.

“Eddie u shfaq gjithashtu në skuadrat që fituan Kupën FA dhe Community Shield në 2020 dhe përfunduan sezonin e fundit 2021/22 në formë të shkëlqyer, duke filluar tetë ndeshjet tona të fundit në ligë dhe duke shënuar pesë gola”.

“Eddie është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë U-21 me 16 gola në 17 paraqitje dhe ishte kapiten i skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian U21 2021”, thuhet më tej në komuniokatën e tyre. /Telegrafi/