Ruud van Nistelrooy është zyrtarisht trajner i ekipit të parë të PSV Eindhovenit.
Ish ylli i futbollit holandez nuk do ta marrë menjëherë detyrën, pasi në drejtim do të jetë sapo të përfundojë sezon aktual. Fred Rutten do të jetë ndihmësi i tij dhe një rol në staf do të ketë edhe Guus Hiddink.
Van Nistelrooy do të zëvendësojë Roger Schmidt, trajnerin aktual, të cilit kontrata i përfundon këtë verë dhe kishte bërë të ditur se nuk do ta rinovonte.
𝚅𝚊𝚗 𝚃̷𝚑̷𝚎̷ 𝙾𝚞𝚛 𝙼𝚊𝚗.
𝐑𝐮𝐮𝐝 𝐯𝐚𝐧 𝐍𝐢𝐬𝐭𝐞𝐥𝐫𝐨𝐨𝐢𝐣 🔴⚪
Our new head coach,
starting next season. pic.twitter.com/cp80IbEtg7— PSV (@PSV) March 30, 2022
Van Nisteltroy, ish-sulmues i skuadrave të mëdha si Real Madrid dhe Manchester United po stërviste Jong PSV dhe muaj më parë nuk dukej gati për të marrë drejtimin e skuadrës që parë, situata e tij ka ndryshuar.
Ai ka nëshkruar deri në vitin 2025 dhe thotë se është i gatshëm që ta rrisë nivelin e skuadrës.
🥺❤️
Tot volgend seizoen, @RvN1776! pic.twitter.com/hLF0VFibcC
— PSV (@PSV) March 30, 2022
“Besoj, madje jam i bindur, që mund ta çoj ekipin në një nivel tjetër. Kjo do të shihet në ndeshjet e kampionatit, në Kupë dhe në Evropë”.
“Jam i fokusuar në përmirësimin e lojtarëve dhe skuadrën nëpërmjet stilit të lojës që më përshtatet”, ka thënë Nistelroy për faqen e klubit. /Telegrafi/