Site icon Telegrafi

Zyrtare, nga sot nuk ka më lojëra të fatit në Kosovë

Sot (e premte), zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019.

Se nga e premtja nuk do të ketë lojërat e fatit e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyçi.”Po sot shfuqizohet ligji për lojërat e fatit”, ka konfirmuar zëdhënësja e ATK-së, Bytyçi.

Lexo po ashtu ATK ka nisur me revokimin e licencave të lojërave të fatit

Sipas saj, me shfuqizimin e këtij ligji, shfuqizohen edhe kompetencat e ATK-së për monitorimin dhe licencimin e lojërave të fatit.

“Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot më 10 maj është shfuqizuar Ligji NR 04/L 080 për Lojëra të Fatit, për të cilin ATK ka pasur kompetencë që të monitoroj dhe licencoj veprimtarinë subjekteve të lojërave të fatitë në Kosovë. Me shfuqizimin e këtij ligji, shfuqizohen edhe kompetencat që ka pasur ATK për monitorimin dhe licencimin e subjekteve që kanë ushtruar veprimtarin e lojërave të fatit. Dhe pas datës 10 maj çdo subjekt i cili nuk i përmbahet Ligjit 06/L-155 i cili ndalon aktivitetin e lojërave të fatit, do të merren organet e rendit dhe të drejtësisë”, theksoi Bytyçi.

Lexo po ashtu Kuvendi voton në parim projektligjin që ndalon lojërat e fatit

Ligji që ndalon lojërat e fatit është propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura një në Suharekë dhe një në Lipjan.

Lexo po ashtu Subjektet politike përkrahin mbylljen e lojërave të fatit

Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty. Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat.

Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës ditë më parë ka filluar me revokimin e licencave të këtyre bizneseve. /Telegrafi/

Exit mobile version