Site icon Telegrafi

Zyrtare nga MASH: Ndërpritet testimi ekstern

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot kumton se me ndryshimin e Ligjit për arsimin fillor, Ligjit për shkollimin e mesëm dhe Ligjin për mësuesit në shkollat fillore dhe të mesme nga ana Kuvendit, dje, ndërpritet testimi ekstern, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet, të njëjtën ditë në ‘Gazetën zyrtare të RM-së’ nr.67 kanë qëndruar në fuqi me ditën e publikimit të tyre.

Me këto ndryshime të ligjit, është ndërprerë testimi ekstern dhe nuk do të zbatohet. Të gjithë procedurat e filluara në lidhje me eksternin dhe vlerësimin e diturisë së nxënësve, janë ndërprerë, kumton MASH. /Telegrafi/

Exit mobile version