Telegrafi

Zyrtare nga Apple: iPhone 6 prezantohet më 9 shtator

Në ftesën e Apple shihet data e 9 shtatorit, dhe në të thuhet "Sikur të mund të tregonim më tepër se kaq." Në këtë ngjarje ekskluzive, Apple pritet ta bëjë prezantimin e modelit të saj të ri të telefonit, përkatësisht iPhone 6 me madhësinë e ekranit prej 4.7 inç.
Ka pasur edhe thashetheme gjatë disa ditëve të fundit që Apple do ta zbulojë edhe orën e saj të mençur Apple iWatch në këtë ngjarje, edhe pse ende nuk është e qartë nëse Apple ka planifikuar ti zbulojë vetëm këto dy pajisje, apo në ngjarjen e saj publiku do ta shohë edhe iPhone-in e ri me ekranin prej 5.5 inç.

Të dy versionet e iPhone 6 janë përfolur se do të vijnë me brezin e dytë të procesorit 64-bit të Apple, Apple A8, dhe të dy pajisjet do të vijnë me kamera të përditësuara dhe një sensor të ri gjurmësh për gishta, të cilin kompania e ka quajtur TouchID. (Telegrafi)