Telegrafi

Zyrtare: Newcastle thyen rekordin e klubit me transferimin e Joelintonit

Newcastle United ka angazhuar në radhët e veta brazilian Joelinton, ish-anëtarin e Hoffenheimit.

Sulmuesi 22-vjeçar pasi kaloi testet mjekësore te klubi anglez ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me qymyrxhinjtë.

Megjithëse detajet financiare të transferimit nuk janë njoftuar, mediat britanike raportojnë se Newcastle ka një shumë prej rreth 45 milionë eurove, duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Joelinton është lojtari i parë që u transferua nën urdhrat e trajnerit të ri të ekipit, Steve Bruce, i cili zëvendësoi Rafael Benitez pas përfundimit të sezonit të kaluar, sepse spanjolli mendonte se nuk ishte në të njëjtin vizion me udhëheqësit e klubit bardhezi.

Braziliani sezonin e fundit kaloi te klubi gjerman i Hoffenheimit pasi shkëlqeu për dy vite në formë huazimi te Rapidi i Vjenës.

Ndryshe, futbollisti arriti në Gjermani katër vjet më parë nga skuadra braziliane e Sport Recifes. /Telegrafi/