Klubi më i madh nga Shqipëria, Tirana ka njoftuar se ka emëruar Nevil Deden trajner të ri të skuadrës.
Tirana gjatë të enjtes ka njoftuar se ka shkarkuar nga posti i trajnerit nigerianin Emmanuel Egbo, pas rezultateve te dobëta në fillim të këtij sezoni.
Egbo bëri që Tirana ta fitojë titullin kampion sezonin e kaluar pas shumë viteve, por fillimi i dobët këtë sezon dhe eliminimi nga Kupa bën që drejtuesit ta shkarkojnë atë.
Sot (e premte) Tirana ka njoftuar emërimin e trajneri të ri dhe ai është legjenda e klubit, Nevil Dede.
“Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të bankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede”.
“I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve”.
“Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të radhës”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/