Site icon Telegrafi

Zyrtare: Nesër nuk vazhdon ndeshja, por do merret vendimi kur do të vazhdojë

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka folur pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kroacisë dhe Kosovës.

Ujkani ka folur pas ndeshjes së ndërpre në minutën e 21-të, dhe ka treguar se ndeshja nuk do të vazhdoj nesër (e diel).

Lexo po ashtu Zyrtare: Gjyqtari vendos, ndërpritet përfundimisht ndeshja Kroaci-Kosovë shkaku i kushteve të rënduara

Sipas portierit dhe kapitenit të Përfaqësueses së Kosovës diskutimi mes kapitenëve, kryetarëve të federatave dhe zyrtarëve të UEFA-s ka bërë që të merret ky vendim fillestar.

“Ishte ideja që të vazhdohet nesër ndeshja, por kjo nuk do të ndodh”, ka thënë fillimisht Ujkani.

“Diskutuam ne kapitenët, kryetarët e federatave dhe drejtuesit e UEFA-ve dhe vendosëm që nesër (e diel) mos të vazhdoj ndeshja, por nesër të merret vendimi se kur do të vazhdoj”, përfundoi kapiteni. /Telegrafi/

Exit mobile version