Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Haradinaj, do të mbahet nesër në orën 16:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë.
Sipas tij, seanca e jashtëzakonshme ka vetëm një pikë të rendit të ditës formimin e qeverisë së Republikës së Kosovës me në krye Ramush Haradinaj.
” Kosova do të ecë përpara duke u zhvilluar ekonomikisht, askush s’guxon t’ia prek integritetin territorial. Kemi nevojë për reformë në sistemin e Drejtësisë”,ka thënë ai.
Veseli po ashtu ka thënë se sdo ketë akuza dhe njollosje ndaj askujt. “Fqinjësi e mirë për të gjithë dhe vend sovran dhe i lire”, tha ai. Ai foli po ashtu edhe për emrat e ministrave për të cilat tha se kriter kryesor është që të jenë të profilizuar dhe të mos kenë njollosje.
” Shumë shpejt do të dalim me emrat e ministrave”. E sa i përket marrëveshjes së Listës serbe tha se Kosova është vend i lirë dhe nuk do të lejohet kushtëzime nga askush.
“Nuk do të pranojë të jem kryetar i Kuvendit nëse nuk zgjidhet Ramush Haradinaj Kryeministër i vendit”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/