Nedim Bajrami do të vazhdojë karrierën te Sassuolo, si huazim me të drejt blerje.
Mesfushori sulmuesi luajti te Empoli për tri vite e gjysmë, ku zhvilloi 90 ndeshje dhe shënoi 12 gola.
“Nedim Bajrami (i lindur në ’99, mesfushor): vjen në formë huazimi me detyrim blerje nga Empoli FC”, ka shkruar shkurt Sassuolo në faqen zyrtare.
Nedim #Bajrami ha firmato per il Sassuolo 🤝
Benvenuto Nedim! 🤗
Il comunicato ufficiale è online su https://t.co/qt5uIHFfjK 🔗#ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/13bQCiyKf0
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) January 31, 2023
Bajrami karrierën e ka nisur te Grasshoppers ku luajti deri në vitin 2020 për të kaluar në Itali.
Ai është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku ka zhvilluar 10 ndeshje deri më tani.
Shqiptari do të bashkohet me trajnerin Alessio Dionisi që e kishte pikërisht tek Empoli vite më parë dhe tregoi formë të lartë. /Telegrafi/