Ndeshja e parë e Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Chelset nuk do të zhvillohet në Estadio Wanda Metropolitano. Në vend të kësaj, ajo do të zhvillohet në Bukuresht, Rumani.
Kjo për shkak se skuadra dhe stafi i Chelseat nuk janë në gjendje të fluturojnë për në Madrid si rezultat i kufizimeve të coronavirusit midis Britanisë së Madhe dhe Spanjës.
Me këtë në mendje, u kërkua një vend alternativ ku të dy ekipet do të ishin në gjendje të udhëtonin dhe të ktheheshin pa probleme.
Arena Kombëtare në Bukuresht, ku Atletico fitoi finalen e Ligës së Evropës më 2012, është zgjedhur për ndeshjen që do të zhvillohet në 23 shkurt.
“UEFA është në gjendje të konfirmojë zyrtarisht se ndeshja e parë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve midis Atletico Madridit dhe Chelseat tani do të luhet në Arenën Kombëtare në Bukuresht”, thuhet fillimisht në deklaratën e UEFA-s.
“Data e ndeshjes (23 shkurt 2021) dhe koha e fillimit (21:00) do të mbetet e njëjtë”.
#AtletiChelsea to be played in Bucharest on Tuesday, Feb. 23.
🔴⚪ #AúpaAtleti pic.twitter.com/KgYEdagtxk
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 10, 2021
“UEFA do të dëshironte të shprehte mirënjohjen e saj për Atletico Madridin dhe Chelsean për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë, si dhe federatën Rumune të futbollit për ndihmën e tyre dhe duke rënë dakord për të organizuar ndeshjen”, mbyllet njoftimi.
Ndryshimet e tjera të bëra më herët ishin ato për ndeshjet Borussia Monchengladbach-Manchester City dhe RB Leipzig-Liverpool që do të zhvillohen të dyja në Budapest. /Telegrafi/