Dueli i parë Milan-Shkëndija luhet fillimisht në San Siro më 17 gusht, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 24 gusht në “Telekom Arena” në Shkup.
E gjithë kjo pasi UEFA i ka ndryshuar terminet e lojës për shkak të përputhjes së terminit me ndeshjen Vardari-Fenerbahçe.
Shkëndija në ndeshjen e parë ishte vendase, por tani duhet ta luajë si mysafirë.
“Pas hedhjes së shortit për fazën e play offit të UEFA Europa League, Komisioni për Gara në një mbledhje plotësuese ka vendosur të ndryshojë terminet paraprake. Pasi që dy përfaqësues nga Maqedonia pjesëmarrës në play off në short rezultuan të luajnë ndeshjen e parë si vendas dhe ndërkohë që stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për këtë nivel garash është “Telekom Arena” në Shkup, Komisioni për Gara pranë UEFA-së vendosi të ndryshojë terminet”, thuhet në njoftimin e klubit shqiptar.
Klubi shqiptar përmes një komunikate për media e ka konfirmuar këtë, shkruan Telegrafi.
Shkëndija edhe pse do ta ketë mjaftë të vështirë, do të tentojë të kap fazën e grupeve të Ligës së Evropës, për herë të parë në histori të klubit. /Telegrafi/