Superliga e Kosovës në Basketboll për sezonin e ri 2017/18 ka bërë një emër të ri.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, i cili ka konfirmuar se mes FBK-së dhe Italian Petrol është arritur marrëveshje tre vjeçare.
“Sot, kemi nënshkruar marrëveshjen për sponsorizim të Superligës së Kosovës në basketboll me kompaninë IP-KOS dhe në tri vitet në vijim liga më e mirë e FBK-së do të quhet “IP Superliga e Kosovës në Basketboll”. Edhe një mik më shumë edhe një sukses i FBK”, ka shkruar Belegu.
Kujtojmë se edicioni i ri pritet të filloj më 4 dhe 5 tetor, ku do të zhvillohen dy derbi, Sigal Prishtina – Bashkimi dhe Trepça – Peja.
Më poshtë i keni sfidat e para:
Kerasan Prishtina – Golden Ylli
Trepça – Peja
Sigal Prishtina – Bashkimi
Borea – Rahoveci