Tashmë është konfirmuar saga transferuese më e madhe e viteve të fundit në NBA.
Kyrie Irving kështu do të kalojë te Boston Celtics ku do të udhëheqë ekipin e konferencës lindore drejt një titulli të mundshëm në një skuadër me yllin tjetër Gordon Hayward.
Në drejtimin tjetër me LeBron James bashkohen Isaiah Thomas, Jae Croëder, Ante Zizic dhe lojtari i Brooklyn Nets në Draftin e vitit 2018.
Ky transferim është më i madhi i viteve të fundit dhe pritet që të shtojë konkurrencën mes dyja ekipeve në konferencën lindore e pa dyshim ta bëjë më interesante atë. /Telegrafi/