Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ndeshja Prishtina – Llapi do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit, është vendosur që të zhvillohet sot nga ora 14:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë ditës së djeshme FFK dhe FC Prishtina, kishin shkëmbyer e-maile, ku shtëpia e futbollit kosovar i kërkoi kampionit aktual që të gjejë një stadium tjetër për ndeshjen me Llapin.

Por Prishtina rezistoi dhe i ktheu përgjigje, duke thënë se nuk do të luajnë në asnjë stadium tjetër.

Madje këtë kërkesë të FFK-së Prishtina e lidhi me hakmarrje nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, të cilin nuk e përkrahin për kryetar.

Sot dy ekipe, të FFK-së dhe të Prishtinës e kanë inspektuar stadiumin dhe kanë dhënë dritën e gjelbër që ndeshja të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Lexo po ashtu FFK nuk e lejon Prishtinën të luajë në fushën e saj, kampioni në fuqi nuk e pranon këtë vendim

Kampioni aktual dhe fituesi i Kupës së Kosovës, do të takohen nga ora 14:00. /Telegrafi/

Exit mobile version