Telegrafi

Zyrtare: Ndërpritet memorandumi UP-OVL

Shoqatat e dala nga lufta shprehen të indinjuara nga vendimi i rektorit. Ato shpresojnë tek vendimi i Ministrit të Arsimit për pranim me automatizëm në UP të mbi 1000 studentëve.

Xhavit Jashari u shpreh se rektori Zejnullahu nuk është mbështetur askund për vendimin e tij.

“Rektori nuk ka vepru në përputhje me shkresën e ministrit. Ai nuk e ka konsultuar as Këshillin Drejtues e as Senatin e UP-së ndonëse i ishte rekomanduar konsulta nga ministri”, ka thënë Jashari i cili nuk e përjashtoi mundësinë e protestave të sërishme nëse synimet e tyre nuk realizohen.