Mario Rui është futbollisti më i ri i Napolit.
Napoli ka përfunduar me sukses transferimin e mbrojtësit portugez të Romës.
Klubi napolitan ka transferuar Ruin me huazim një vjeçar prej 3.75 milionë eurove.
Megjithatë, huazimi është me detyrim blerje, ku pas një vitit Napolit do t’i duhet t’i paguaj edhe 5.5 milionë euro tjera.
Për portugezin do të jetë një ribashkim me trajnerin Maurizio Sarri, pasi më parë kanë punuar te Empoli. /Telegrafi/