Telegrafi

Zyrtare: Nainggolan largohet nga Interi

Radja Nainggolan ka rënë dakord zyrtarisht të përfundojë kontratën e tij me Interin me pëlqimin të dyanshëm, duke e lejuar belgun të bashkohet me Cagliari si lojtar i lirë.

Negociatat mes klubeve janë zvarritur për muaj, por pa marrëveshje, pasi belgu gjithashtu kishte marrë një ofertë nga Besiktas.

Sidoqoftë, gruaja e tij është nga Sardenja dhe ai tashmë kishte luajtur disa vite në Cagliari, kështu që nuk e fshehu dëshirën e tij për ta bërë një transferim të përhershëm në këtë klub.

Çështja u zgjidh përfundimisht sot me Nainggolan që përfundoi kontratën e tij me Interin me pëlqimin e ndërsjellë.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se kontrata e Radja Nainggolan me klubin është përfunduar me pëlqim të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Kontrata duhej të skadonte në fund të sezonit dhe, sipas Sky Sport Italia, palët ranë dakord që reprezentuesi belg të marr 50 për qind të pagës së mbetur.

Nainggolan iu bashkua Interit nga Roma në vitin 2018 për 38 milionë euro plus Nicolò Zaniolon.

33-vjeçari bëri vetëm 41 paraqitje për Nerazzurrët, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tre asistime. /Telegrafi/