Telegrafi

Zyrtare: Nahuel Molina transferohet te Atletico Madrid

Atletico Madrid ka arritur t’i siguroj shërbimet e mbrojtësit të djathtë argjentinas Nahuel Molina.

Gjiganti spanjoll ka fituar garën me Juventusin për shërbimet e argjentinasit pasi edhe Zonja e Vjetër e kërkonte me nuglm.

Los Colchoneros kanë shpenzuar 20 milionë euro plus bonuse për transferimin e Molinas në ‘Wanda Metropolitano’.

Ka qen vet klubi spanjoll që ka zyrtarizuar lojtarin pasi ky i fundit ka kryer me sukses testet mjekësore.

“Molina është një lojtar serioz në mbrojtje dhe shumë i mirë në sulm, derisa pasi kreu me sukses testet mjekësore është i Atletico Madrid”.

“Argjentinasi është një asistues shumë i mirë për shokët e tij, derisa bën shumë mirë edhe në fazën defensive që e bjnë Molinën një lojtar të kompletuar”, shkruan ndër të tjera faqja zyrtare e Atletico Madrid.

24-vjeçari ka luajtur dy vitet e fundit në Serie A me Udinesen, klub me të cilin ka zhvilluar 68 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 10 gola e duke asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/