Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho, do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Celta Vigos.
Vendimin e ka marrë komiteti i gjyqtarëve të La Ligas, të cilët e kanë spastruar lojtarin dhe e kanë lejuar paraqitjen e tij sonte.
Vendimi vjen pas apelit të dytë të Real Madridit.
Ndeshja ndaj Celta Vigos do të zhvillohet sonte mbrëma dhe është sfidë e mbetur nga pjesa e parë e sezonit. /Telegrafi/