Site icon Telegrafi

Zyrtare: Myrto Uzuni kalon te Ferencvarosi

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka nënshkruar të premten me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosi.

Uzuni që ishte pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, me formën e treguar, kishte tërhequr interesimin e disa klubeve.

Kjo pasi ishte një prej lojtarëve më të dalluar në këtë klub kroat, ku luajnë disa shqiptarë.

Uzuni do të luajë për Lokomotivën deri në fund të edicionit e më pas do të bashkohet me skuadrën hungareze.

Transferimi është mbyllur për 1,86 milion euro, ndërsa Uzuni synon suksese me Ferencvarosin.

“Jam këtu për të ndihmuar me gola dhe asistime”, ka thënë shkurt 25-vjeçari.

Uzuni për Shqipërinë i ka tetë ndeshje. Para Lokomotivës ai ka luajtur për skuadra në Shqipëri si Tomori, Apolonia e Laçi. /Telegrafi/

Exit mobile version