Telegrafi

Zyrtare: Musaj prezantohet te Drita

Skuadra gjilanase, Drita ka vazhduar me përforcime.

Ekipi më i përforcuar në elitën e futbollit kosovar, ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin Drilon Musaj.

Musaj së fundmi ishte pjesë e kampionatit shqiptar ku mbrojti ngjyrat e skuadrës Laçi.

Për Musajn interesim kishte shprehur edhe skuadra nga kryeqyteti kosovar Prishtina.

Mitrovicasi më parë ka qenë pjesë e Trepçës ’89, por duket se është bindur nga oferta e Dritës.

Drita është skuadra më e përforcuar në Kosovë, ndërsa llogaritet si pretendenti kryesor për titullin e kampionit. /Telegrafi/