Milan e ka konfirmuar se mbrojtësi Mateo Musacchio do të jetë jashtë deri në dy muaj pas një lëndimi në gju.
Musacchio ra rëndë në tokë pas një përplasjeje me shokun e skuadrës Franck Kessie gjatë barazimit 1-1 me Real Betis të enjten.
Stafin mjekësor u fut në fushë pasi lojtari ka humbur shkurtimisht vetëdijen.
Megjithatë, Rossonerët në faqen zyrtare kanë lajmëruar lëndimin e lojtarit.
“Mateo Musacchio ka pasur një goditje në gjurin e tij të djathtë, duke rezultuar me një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar”.
“Kjo kërkon trajtim prej 6 deri në 8 javës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Milani ka shumë dëmtime për ndeshjen me Juventusin. /Telegrafi/