Sevilla ka njoftuar se është pajtuar me Sampdorian për Luis Muriel.
Lojtari do të nënshkruajë me klubin spanjoll pas kalimit të testeve mjekësore.
Shifrat e këtij transferimit raportohet se janë 20 milionë euro, plus katër milionë bonuse.
Vlen të theksohet se një transferim i tillë është rekord për klubin.
Për atë kishin shfaqur interesim Evertoni dhe West Hami nga Liga Premier. /Telegrafi/