Telegrafi

Zyrtare: Motorola prezanton Moto X

Moto X fillimisht do të jetë prezent tek operatorët mobil amerikan, të cilët e ofrojnë atë për një çmim që fillon prej 199 dollarëve, pas abonimit me kontratë. 

Moto X sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.7-inç në 720p, procesorin dual-core, quad-core GPU dhe 2GB RAM. I njëjti përfshin edhe mbështetjen për rrjetet 802.11ac WiFi, Bluetooth 4.0, si dhe teknologjitë Miracast (ëireless HDMI) dhe NFC.

Për më tepër, Moto X ka edhe dy kamera, atë të pasme me 10 mega-piksel, si dhe atë të përparmen me 2 mega-piksel, të cilat mbështeten nga teknologjia Clear Pixel, bashkë me baterinë e cila premton 31% jetë më të gjatë të pajisjes.

Moto X mund të zgjedhet në ndonjërën prej 18 ngjyrave të ndryshme, si dhe softuerin i cili mundëson personalizimin e telefonit, përmes programit Moto Maker.

Për më shumë, ekrani i Moto X është në Corning Gorilla Glass, i cili e bën telefonin rezistent ndaj gërvishtjeve, si dhe mundëson përdorimin e pajisjes edhe gjatë kohës kur bie shi.

Në fund, Google dhe Motorola kanë premtuar se Moto X së shpejti do të ofrohet edhe me mbështjellësin e drurit, si dhe versionin më të lirë të telefonit, i cili do të ketë kosto më të përballueshme edhe për konsumatorët Kosovar. Të nderuar Telegrafista, a do ta blinit edhe ju një Moto X, sipas ngjyrave të preferuara?