Telegrafi

Zyrtare: Motorola prezanton Moto E

Moto E do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në qHD, rezolucionin 960 x 540 piksel, ekranin me Gorilla Glass dhe procesorin dual core 1.2Ghz.

Karakteristikat tjera të Motorola Moto E përfshijnë edhe 1GB RAM, 4GB memorie, si dhe portin për microSD card për zgjerim të hapësirës në 32GB, por edhe kamerën e pasme me 5MP.

Moto E vjen me 3G, WiFi, Bluetooth, GPS dhe FM Radio, ndërsa telefoni vjen edhe në opsionin me dy SIM kartela, si dhe baterinë me 1,980 mAh.

Moto E do të shitet për një çmim shumë të favorshëm prej 117 dollarësh, dhe do të vijë në ngjyra të ndryshme, duke përfshirë të zezën, të bardhën, të verdhën, dhe të kaltërtën e mbyllur./Telegrafi/