Telegrafi

Zyrtare: Moto X del më 1 gusht

Motorola do ta prezantojë modelin e saj më të ri të telefonit, Moto X, i cili pritet të jetë një hit i madh, pasi që i njëjti do të përdor të gjitha resurset dhe aplikacionet ekskluzive të kompanisë Google, e cila tani e ka në pronësi kompaninë. 

Moto X do të jetë një model i telefonit të mençur, të cilin përdoruesit mund ta personalizojnë, dhe të cilin blerësit mund ta porosisin.
Përveç mbështetjes së plotë nga Google, Moto X do të karakterizohet edhe për nga çmimi i lirë, në krahasim me modelet e konsoliduara në treg, nga rivalët e saj.

Megjithatë, pritet të shihet nëse Moto X do t’i ndihmojë kompanisë Motorola në zvogëlimin e humbjeve, të cilat për tremujorin e dytë të këtij viti kishin arritur në 342 milionë dollar, ndërsa kompania subvencionohet nga pronari i ri – Google. / Telegrafi /