Telegrafi

Zyrtare: Morientes largohet nga Marseille

Morientes iu bashkëngjit Marseillet në vitin 2009 nga Valencia, mirëpo sulmuesi veteran dështoi të tregonte atë që pritej nga ai, duke bërë vetëm 12 paraqitje dhe duke shënuar vetëm një gol.

Gjatë karrierës, 34-vjeçari ka bartur fanellat e Albacete, Real Zaragoza, Real Madrid, Liverpool, Monaco, Valencia dhe Olympique Marseille, ndërsa ka përfaqësuar Spanjën 47 herë dhe ka shënuar 27 gola.

Gjatë qëndrimit te Reali, Morientes ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa spekulohet se do të transferohet në Meksikë te skuadra Club America që interesohet për të. /Telegrafi/