Telegrafi

Zyrtare: Monreal nënshkruan për Arsenalin

Topçinjtë kanë paguar tetë milionë funte për spanjollin, ndërsa kanë pranuar dështimin në tentativën për ta transferuar David Villan nga Barcelona.

26-vjeçari arriti marrëveshje personale prej katër vjet e gjysmë me klubin londinez, ndërsa do të përfitojë 60.000 funte në javë.


Arsenali arrin marrëveshje për Monreal

Arsenali ka arritur marrëveshje me Malagan për ta transferuar mbrojtësin e majtë, Nacho Monreal.

Futbollisti spanjoll pritet të diskutojë kushtet personale me Topçinjtë dhe të nënshkruajë kontratën.

Ndryshe, Goal.com raporton se londinezët kanë dështuar të sigurojnë shërbimet e qendërmbrojtësit të Athletic Bilbaos, Fernando Amorebieta, i cili ka vendosur të qëndrojë në Spanjë deri në fund të sezonit.


/Telegrafi/