Telegrafi

Zyrtare: Molinaro huazohet te Stuttgart

26-vjeçari tashmë një kohë të gjatë është duke u lidhur me largim nga Juventusi, veçanërisht pas ardhjes së Fabio Grosso, kur e humbi vendin e tij në ekipin e parë.

Mbrëmë dukej se mbrojtësi i majtë do të transferohet në radhët e Atletico Madrid, por në çastet e fundit Molinaro pranoi ofertën e Stuttgart. Ekipi i Bundesligës sot edhe zyrtarisht ka pohuar marrëveshjen e arritur.

“Më vjen mirë që jam këtu dhe me padurim pres të luaj në Bundesliga. Stuttgart për momentin nuk është në pozitën e cila zakonisht i takon. Por ekipi luan më mirë se që tregon tabela”, ka thënë Molinaro./Telegrafi/