Mohamed SalahMohamed Salah i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke vazhduar kontratën me Liverpoolin.
Sulmuesi egjiptian është pjesë e The Reds që nga viti 2017 dhe do të vazhdoj me The Reds edhe për disa vite të tjera.
Liverpooli ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me Salah, duke e bërë atë më të paguarin në klub deri në verën e vitit 2025.
— Liverpool FC (@LFC) July 1, 2022
“Ndihem mirë dhe jam i emocionuar që të fitoj trofe të tjerë me Liverpoolin. Kjo është një ditë e lumtur për të gjithë”, deklaroi Salah.
Me kontratën e vjetër që skadonte në verën e vitit të ardhshëm, Salah përfitonte 220 mijë funte në javë (254 mijë euro).
Our Egyptian King is here to stay 😍#SalahStays pic.twitter.com/4oQGiN6krc
— Liverpool FC (@LFC) July 1, 2022
Ndërkohë me kontratën e re Salah që bëhet lojtari më i paguar për momentin në klub, por ai bëhet lojtari me pagën më të lartë në histori të Liverpoolit. Egjiptiani do të fitojë hiq më pak se 350 mijë funte në javë (404 mijë euro), apo 19 milionë euro në stinor.
30-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 254 ndeshje me The Reds ku ka shënuar 171 gola dhe ka asistuar në 83 të tjerë. /Telegrafi/