Telegrafi

Zyrtare: Mkhitaryan lojtar i Unitedit, ja reagimi i Dortmundit

Është zyrtarizuar kalimi i mesfushorit Henrikh Mkhitaryn te Manchester United.

Borussia Dortmund dhe mesfushori Henrikh Mkhitaryan do të shkojnë rrugëve të veçanta që prej kësaj vere.

Pas një raundi intensiv të diskutimeve, Borussia Dortmund ka pranuar dëshirën e reprezentuesit armen për t’u bashkuar me Manchester United për sezonin e ardhshëm.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Bazuar në një situatë krejtësisht të re, ky transferim ishte i vështirë për tregtinë tonë. Manchesteri na bëri një ofertë shumë tërheqëse”, ka deklaruar drejtori i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke.

“Sikur të kishim refuzuar atë, lojtari do të na mbetej si transferim i lirë në vitin 2017 dhe ne vetëm do të kishim vonuar çështjen e zëvendësimit për një vit”, ka përfunduar Watzke.

Borussia Dortmund përmes një postimi në faqen e saj zyrtare i ka uruar Henrikh Mkhitaryanit gjithë të mirat për sezonin e ardhshëm në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës me skuadrën angleze. /Telegrafi/