Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mirlind Daku i bashkohet Rubin Kazanit

Rubin Kazan ka bërë të ditur se kanë transferuar zyrtarisht Mirlind Dakun.

Ka disa ditë që është konfirmuar një lëvizje e tillë e lojtarit shqiptar te klubi rus, tani ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar.

Rubin Kazan bëri të ditur se lojtari që ka luajtur në Superligën e Kosovës ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Sulmuesi 25-vjeçar thuhet se ka kaluar nga Osijeku te klubi rus për shumën e 1.2 milion eurove.

Jo të gjitha paratë do të shkojnë te klubi kroat, pasi këtu do të përfitoj edhe ish-klubi i Dakut, Llapi, i cili e shiti te Osijeku për 60 mijë euro në vitin 2016.

Llapi nga ky transferojë do t’i fitojë plot 15 për qind të shumes së transferimit, e përkthyer në 180 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version