Xhamajka nuk do të vjen në Kosovë në muajin e ardhshëm, siç ishte paralajmëruar. Por, kjo nuk i ka mërzitur drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi ata kanë arritur ta gjejnë një kundërshtar tjetër për Përfaqësuesen e Kosovës.
Skuadra e përzgjedhësit Albert Bunjaku më 4 mars pritet ta zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Haitit. Këtë ka arritur ta mësojë gazeta Arena të martën mbrëma nga burimet e ndryshme të afërta me procesin që ka nis që disa ditë rreth gjetjes së një kundërshtari për Përfaqësuesen e Kosovës.
“Kundërshtari i Përfaqësueses së Kosovës është në mesin e 90 shteteve më të mira në botë, por emri do të dihet saktësisht të mërkurën”, tha një burim i gazetës.
Por, Arena ka mësuar se fjala është për Haitin, e cila qysh më moti ka shpreh gatishmëri për të zbarkuar në Kosovë. Kjo kombëtare ishte në pritje të një përgjigje nga FFK-ja tash e disa ditë, gjë që e kishte thënë vet sekretari i Federatës së Futbollit të Haitit, Carlo Marcelin për ‘Haitilibre.com’. /Arena/Telegrafi/