Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës me mbrojtësin e talentuar spanjoll, Oscar Minguez, ndërsa i ka vendosur edhe klauzolë largimi.
Mingueza erdhi si një emër i panjohur në formacionin e Barcelonës, duke pasur besim të ‘verbër’ nga trajneri Ronald Koeman.
21-vjeçari ka zhvilluar 24 paraqitje duke shënuar dy gola dhe bërë dy asistime, ndërsa paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vlerësuar nga drejtuesit.
Sot (e premte), Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Minguezas, të cilit i ka vendosur edhe klauzolë largimi.
“FC Barcelona ka vendosur sot të ushtrojë opsionin e saj për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit Oscar Mingueza, i cili për këtë arsye do të qëndrojë në klub deri në 30 qershor 2023”.
BREAKING NEWS❗@OscarMingueza staying at Barça until 2023.
Full story 👉 https://t.co/PFgDnfbr9w pic.twitter.com/ZTub0A5YU5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 30, 2021
“Lojtari vendosi lapsin mbi letër në shoqërinë e presidentit Joan Laporta në Ciutat Esportiva”.
“Klauzola e blerjes së katalunasit është caktuar në 100 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës. /Telegrafi/