Telegrafi

Zyrtare: Milani shkarkon trajnerin serb (Foto)

Ajo që pritej të ndoshte, tashmë është realitet. Sinisha Mihajlovic nuk është më trajner i Milanit.

Vendimi ishte në ajër prej kohësh, por humbjet e fundit bënë që Silvio Berluskoni të humbiste durimin me trajnerin serb, që në fakt mund të krenohet me faktin se e ka çuar Milanin në finale të kupës, por asgjë më shumë.

Serbi do të takohet me Adriano Galianin, por largimi është zyrtar pasi që edhe vetë Miha ka falënderuar skuadrën përmes një mesazhi në llogarinë personale në Twitter “Faleminderit për dashurinë. Ishte një nder”, transmeton Telegrafi.

Pasues i serbit që sot është trajneri i të rinjve, Christian Brocchi, i cili ka luajtur edhe një ekip me serbin e shkarkuar te Milani.

Bilanci i tij në kuqezi ishte për tu dëshiruar, ku ka regjistruar 13 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje. Milan aktualisht zë vendin e gjashtë në Serie A. /Telegrafi/