Telegrafi

Zyrtare: Milani prezanton Olivier Giroudin

Foto: AC Milan/Twitter

Milani ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Olivier Giroudin.

Sulmuesi francez u larguar nga Chelsea, për të kompletuar kalimin te skuadra italiane.

“AC Milan është i lumtur të njoftojë për nënshkrimin e Olivier Jonathan Giroud në një transferim të përhershëm nga Chelsea FC. Sulmuesi francez do të ketë fanellën me numrin 9”, thuhet në komunikatën e Milanit.

“Lindur në Chambéry (Francë) më 30 shtator 1986, Olivier Giroud filloi karrierën me Grenoble dhe bëri debutimin e tij të parë në vitin 2005. Pasi luajti për Istres dhe Tours, Giroud u transferua në klubin Ligue 1, Montpellier, ku shënoi 39 gola në 85 paraqitje në dy vjet dhe ku ai fitoi kampionatin në 2011/12. Në verën e vitit 2012, ai u transferua në Arsenal, me të cilin shënoi 105 gola në 253 ndeshje, duke fituar 3 Kupa FA dhe 3 Community Shields. Në Janra 2018, Giroud u transferua në Chelsea FC, me të cilin shënoi 39 gola në 119 paraqitje, duke fituar një Ligë të Kampionëve, një Europa League dhe 1 Kupë FA”.

“Giroud bëri debutimin e tij me skuadrën e par të Francës në nëntor 2011, duke shënuar 46 gola në 110 paraqitje dhe duke fituar Kupën e Botës në 2018”, përfundon komunikata. /Telegrafi/