Milani është tërhequr zyrtarisht nga Liga e Evropës për sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur një marrëveshje me UEFA-n mbi Fair Play Financiarin.
Një deklaratë e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar se klubi i madh italian nuk do të marr pjesë në garat evropiane sezonin e ri.
“Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka lëshuar një deklaratë për pajtimin që përfshin marrëveshjen e arritur mes AC Milanit dhe Unionit të Shoqatave të Futbollit Evropian (UEFA) në lidhje me shkeljet e Rregullat financiare të Fair Play të UEFA-s nga klubi italian”.
“AC Milan është përjashtuar nga pjesëmarrja në garat e klubeve të UEFA-s të sezonit sportiv 2019/2020 si pasojë e shkeljes së detyrimeve të FFP-së gjatë periudhës së monitorimit 2015/2016/2017 dhe 2016/2017/2018”, thuhet në njoftim.
Ky kompromis e kënaq UEFA-n dhe Milanin, pasi jo vetëm që dëshmon qëllimin e një prej klubeve anëtare të organit drejtues për të balancuar librat e tyre financiar, por gjithashtu u jep Rossonerëve më shumë kohë për t’u rikthyer në rrugën e duhur.
BREAKING: AC Milan banned from next season's Europa League pic.twitter.com/miHYPzDuro
— B/R Football (@brfootball) June 28, 2019
UEFA tashmë ka pezulluar procedurat kundër Milanit mbi FFP-në derisa të zgjidhet ankesa e tyre e vazhdueshme ndaj CAS-it nga viti i kaluar.
Torino mund ta zëvendësojë Milanin si përfaqësuesin e tretë të Ligës së Evropës në Itali, me Romët që do të pranohen drejtpërdrejt në fazën e grupeve. /Telegrafi/