Telegrafi

Zyrtare: Milani nuk është më në duart e kinezëve, Elliott Management merr drejtimin e klubit

(Foto: Getty Images)

Elliott Management e ka marr drejtimin e klubit AC Milan pasi pronari Yonghong Li nuk ka arritur t’i shlyej obligimet prej 50 milionë euro. 

Yonghong Li nuk arriti të paguajë fillimisht 32 milion euro për të rritur kapitalin muajin e kaluar dhe pastaj humbi edhe afatin për ta shlyer kredinë te Elliott Management.

Pas kësaj në bazë të marrëveshjeve që kishin, Elliott Management ka marr drejtimin e klubit dhe asetet e tij.

“Pronësia dhe kontrolli i holding (kompanisë) që zotëronte shumicën e kapitaleve sociale të AC Milanit janë transferuar te fondi i administruar nga Elliott Advisors (UK) Limited (“Elliott”)”.

“Ky transferim ka ndodhur në përfundim të afatit rë shlyerjes së detyrimeve financiare të pronarit paraardhës të Milanit kundrejt Elliott, që sipas klauzolës dhe kontratave, ka marrë garanci pikërisht klubin”.

Kompania ia ka vënë për qëllim vetës që ta kthejë Milanin në krye.

“Elliott është plotësisht i vetëdijshëm për sfidën dhe angazhimin që vjen për të qenë pronarë të institucionit kaq të rëndësishëm. Elliott nuk është vetëm e nderuar që të mbështesë klubin gjatë këtij momenti të vështirë, por edhe për sfidën e arritjes së objektivave ambiciozë në të ardhmen, nëpërmjet suksesit në fushë nga ana e trajnerit Gatusso dhe lojtarëve”.

Menjëherë kompania Elliott ka menduar që të ndajë 50 milionë euro për ta rritur buxhetin

Paul Singer, themeluesi i Elliott Management Corporation, thotë se së shpejti do ta kthejnë Milanin në elitë të klubeve, aty ku e ka vendin.

Elliott Management Corporation drejton dy fonde që vlejnë diku 35 miliardë euro. /Telegrafi/