Olympique Lyonnais e ka konfirmuar shitjen e Ciprian Tatarusanu te Milani për 500,000 euro.
Portieri 34-vjeçare kishte testet mjekësore sot dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me klubin kuqezi.
Përfaqësuesi i Rumanisë arriti te Lyon si lojtar i lirë nga FC Nantes verën e kaluar dhe bëri gjashtë paraqitje garuese për klubin.
We can confirm Ciprian Tatarusanu has left the club to join AC Milan for €500,000.
Thank you and good luck, Ciprian! pic.twitter.com/3117Uk1Wkg
— OL English ?? (@OL_English) September 11, 2020
Ky është një rikthim në Serie A për Tatarusanun, i cili luajti për Fiorentina nga sezoni 2014 në 2017.
Ai do të veshë fanellën me numrin 1 dhe do të jetë zgjedhja e dytë pas Gianluigi Donnarumma. /Telegrafi/